Kuqezinjtë e nisin me barazim pa gola edicionin e ri në elitën e futbollit vendor, pasi barazuam 0:0 në transfertën me Tikveshin në Prilep.
Formacioni:
Shkëndija startoi me vendosje 3-4-1-2, me tre lojtarë në mbrojtje, ndërsa Timovski që zuri vendin e Muratit ishte vendosur si mesfushorë krahu dhe operonte më shumë në ofenzivë nga krahu i djathtë. Ibraimi nisi i vendosur më mbrapa si numër 10, me Hebajn dhe Elezin përpara.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Paviç, Timovski-Alimi-Qaka-Da Silva, Ibraimi, Elezi-Hebaj.
Përmbledhje:
- Bejtullai pastron para portës pas një aksioni të vendasve, duke çuar topin në këndore (14’)
- Elezi depërton në krahun e djathtë dhe shërben për Hebajn në zonë, mirëpo go
- ditja e sulmuesit bllokohet nga Naumçevski (19’).
- Ibraimi kishte mundësi të sjellë epërsi kur shërbehet me top nga Timovski, por nuk nuk pozicionohet si duhet dhe rasti shkon në pakthim (34’).
- Ibraimi harkon nga këndi, ndërsa portieri Tofilovski kontrollon lehtë goditjen e Hebajt me kokë (36’).
- HT: Tikveshi 0:0 Shkëndija
- Pjesën e dytë e nisëm me dy mundësi të mira. Ibraimi lëviz mirë para zonës, por portieri Tofilovski lëshon në kohë portën dhe kontrollon topin (54’).
- Elezi depërton nga krahu i djathtë dhe krijon hapsirë për goditje, mirëpo bllokohet në moment të fundit (55’)
- Në minutën e 76-të zhvillojmë aksion të mirë me Ibraimin që depërton dhe drejton topin për Hebajn, kurse mbrojtësi vendas Varellovski çon topin në rrjetë të vet. Arbitrat anulojnë golin për pozitë jashtëloje të sulmuesit Hebaj.
- FT: Tikveshi 0:0 Shkëndija
TIKVESHI – SHKËNDIJA 0:0
Stadiumi: Goce Dellçev – Prilep
Golashënues: /
SHKËNDIJA: Zahov, Timovski (Murati 90’), Bejtullai (c), Krivak, Paviç, Alimi, Hebaj, Qaka, Da Silva (Merxhani 81’), Elezi (Nafiu 65’), Ibraimi.
Trajner: Bruno Akrapoviç