Match-Preview | Skopje vs Shkëndija

No image

Ditën e shtunë kuqezinjtë do të udhëtojnë për në lagjen Autokomandë të Shkupit, ku do të zhvillojnë takimin e xhiros së 24-të ndaj ekipit të Skopjes.

Pas fitores ndaj Tikveshit të dielën e kaluar, kuqezinjtë do të kërkojnë të kthehen me fitore nga kryeqyteti dhe me tre pikë të reja të shkojnë në pauzën dy javore që vjen për shkak të ndeshjes së përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për kualifikim në Kampionatin Botëror 2022.

Ndeshja e fundit ndërmjet dy skuadrave ishte ajo e xhiros së fundit të gjysmësezonit vjeshtor, ndeshje ko që përfundoi me rezultatin 1:0 në të mirë të Shkëndijës.
Shkëndija dhe Skopje në kuadër të ligës së parë janë takuar ndërmjet veti në gjithsej 9 ndeshje, e statistikat janë bindshëm në favor të kuqezinjve që kanë shënuar 6 fitore, përderisa 3 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Detajet e ndeshjes:

E shtunë, 19 mars
Liga e Parë, xhiroja e 24-të
Stadiumi në lagjen Autokomandë në Shkup
🆚 Skopje | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Opinioni:

Lupço Doriev: “Shkëndija është mësuar të shohë gjithnjë përpara, është ekip që çdoherë luan për fitore, e kështu do të jetë edhe në ndeshjen e radhës kundër Skopjes. Përderisa ka ende matematika që e mbajnë gjallë kampionatin, ne do të luftojmë që të nxjerrim maksimumin. Kur kampionati është futur në fazën e tretë dhe të fundit, të gjitha ekipet shtrëngohen, e posaçërisht kur luajnë kundër Shkëndijës. Por ne e kemi të qartë rrugën tonë dhe besoj se nga kjo ndeshje do të dalim me fitore”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Stojançe Trpçevski, do t’i ndihmojnë Dragan Trpçevski dhe Dushko Panov, që të tre nga Kavadari, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Igor Ivanov nga Velesi.

Të rejat në skuadër:

Zija Merxhani është rikthyer në stërvitje, por akoma nuk është i gatshëm për lojë. Edhe Egzon Bejtullai vijon të jetë i dëmtuar, megjithëse bëhet fjalë për dëmtim më të lehtë fizik. Lojtarët tjerë janë në dispozicion të trajnerit Akrapoviq.

Kundërshtari:

Skopje

Pozita momentale: Skopje gjendet në vendin e 9 në tabelën e klasifikimit me 22 pikë të tubuara.

Ecuria: Skopje në pesë xhirot e fundit në ligë ka regjistruar tre humbje dhe dy barazime. Në ndeshjen e xhiros së kaluar Skopje barazoi ndaj ekipit të Makedonija Gj.P. me rezultatin 1:1.

🆚 Skopje | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME