Match-Preview | Shkëndija vs Struga T&L

No image

Të mërkurën në orar janë ndeshjet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa kundërshtar i kuqezinjve në këtë fazë të çerekfinales është ekipi i Struga Trim Lum.

Ndeshja do të luhet ditën e mërkurë me fillim në orën 13:00 në Stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërsa në këtë fazë të çerekfinales së Kupës do të luhet vetëm një ndeshje.

Kujtojmë që në fazën e 1/8 të finales kuqezinjtë korrën fitore të thellë ndaj Renovës me rezultatin 5:0, ndërsa të mërkurën skuadra kuqezi do të kërkojë kualifikimin në gjysmëfinale.

Ndeshja e fundit e Shkëndijës kundër Struga Trim Lum u zhvillua në muajin shtator në Strugë, ndeshje e cila përfundoi me barazimin 1:1.

Detajet e ndeshjes:

E mërkurë, 1 dhjetor
Kupa e Maqedonisë së Veriut, ¼ e finales
Stadiumi i qytetit në Tetovë
🆚 Struga Trim Lum | ⏱ 13:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Opinioni:

Adenis Shala: “Në fazat paraprake të kupës ne kemi luajtur shumë mirë, në xhiron e parë fituam 2:0, ndërsa në 1/8 e finales fituam bindshëm ndaj Renovës me rezultatin 5:0. Por siç avancojmë në fazat e ardhshme të kupës, ndeshjet bëhen më të vështira. Edhe më e vështirë është fakti që luhet vetëm një ndeshje, dhe prandaj duhet të jemi më të kujdesshëm sepse një gabim mund të na kushtojë shumë. Ekipin e Strugës e njohim mirë sepse këtë vit patëm një përballje kundër tyre kur barazuam në Strugë me rezultatin 1:1. Por pasi që këtë rradhë ndeshja luhet në Tetovë besoj se mund të fitojmë dhe të kualifikohemi në gjysmëfinale të kupës”.

Kundërshtari:

Struga Trim Lum

Ekipi i Struga Trim Lum në çerekfinalen e Kupës u kualifikua duke e mundur ekipin e Borecit nëpërmjet penaltive.

🆚 Struga Trim Lum | ⏱ 13:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME