Match-Preview | Rabotniçki vs Shkëndija

No image

Në sfidën e javës së 22-të kuqezinjtë do të udhëtojnë për në qytetin e Shkupit, ku në stadiumin “Todor Proeski” do të përballen me ekipin e Rabotniçkit.

Pas barazimit pa gola javën e kaluar, kuqezinjtë kundër Rabotniçkit do të kërkojnë të marrin tre pikët dhe në vazhdim të kampionatit të futen në një seri më të gjatë të fitoreve.

Ndeshja e fundit ndërmjet dy skuadrave ishte ajo e xhiros së 11-të e zhvilluar në Tetovë, ndeshje ko që përfundoi me rezultatin 2:0 në të mirë të Shkëndijës.
Ndërkaq do të jetë kjo përballja e 63-të e Shkëndijës kundër Rabotniçkit, e statistikat flasin bindshëm për ekipin kuqezi që ka gjithsej 32 fitore, Rabotniçki ka 18 fitore, përderisa 13 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 6 mars
Liga e Parë, xhiroja e 22-të
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
🆚 Rabotniçki | ⏱ 14:00 | 📺 TVM 2

Opinioni:

Kostadin Zahov: “Jemi favorit në ndeshjen në transfertë kundër Rabotniçkit. Por krahas faktit që ato gjenden në vendin e 8 në tabelë, ne assesi nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Përkundrazi duhet të angazhohemi maksimalisht për të arritur deri te fitorja. Në terrenin e tyre ka kushte shumë të volitshme për futboll, dhe fusha e mirë do të na mundësojë që të luajmë atë që pritet prej nesh, futboll cilësor me qarkullim të topit. E pikërisht kjo besoj se do të na mundësojë të kthehemi në Tetovë me tre pikë”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Marjan Stojanovski nga Kërçova, do t’i ndihmojnë Dejan Kostadinov dhe Goce Petreski, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Ivana Projkovska, që të tre nga Shkupi.

Të rejat në skuadër:

Për shkak të pesë kartonave të verdhë, Lupço Doriev mbetet jashtë kombinimit. Ndërkaq Zija Merxhani për shkak të dëmtimit fizik akoma nuk është i gatshëm për lojë. Lojtarët tjerë janë në dispozicion të trajnerit Akrapoviq.

Kundërshtari:

Rabotniçki

Pozita momentale: Rabotniçki gjendet në vendin e 8 në tabelën e klasifikimit me 28 pikë të tubuara.

Ecuria: Rabotniçki në pesë xhirot e fundit në ligë ka shënuar tre fitore dhe dy humbje. Në ndeshjen e xhiros së kaluar Rabotniçki mundi ekipin e Skopjes me rezultatin minimal 0:1.

🆚 Rabotniçki | ⏱ 14:00 | 📺 TVM 2

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME