Match-Preview | Partizani Tirana vs Shkëndija

No image

Me rastin e pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve kualifikuese të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, kuqezinjtë janë zhvendosur në qytetin e Ohrit ku me intensitet më të lartë po vijojnë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kampionale. Me këtë rast, drejtuesit e kuqezinjve kanë caktuar një ndeshje miqësore me ekipin e Partizanit nga Tirana, e cila do të zhvillohet në qytetin e Pogradecit ditën e diel me fillim në orën 14:00.

Përveç që do të ruhet forma e mirë e skuadrës nga ndeshja e fundit kampionale, kjo ndeshje do të jetë edhe një rast i mirë për trajnerin Akrapoviq që të inkuadrojë në lojë edhe ata lojtarë të cilët nuk e patën minutazhin e mjaftueshëm në ndeshjet kampionale.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 10 tetor
Ndeshje miqësore
Stadiumi “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec
🆚 Partizani | ⏱ 14:00 |

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME