Match-Preview |Kit Go vs Shkëndija

No image

Shkëndija i fillon garat në Kupën e Maqedonisë së Veriut me ndeshjen kundër ekipit të Kit Go nga qyteti i Pehçevës, në kuadër të 1/16 të finales së kupës.

Ndeshja do të luhet ditën e mërkurë me fillim në orën 15:00 në Stadiumin e qytetit në Shtip. Kjo ndeshje ishte në orar që të zhvillohet më 15.09.2021, por u anulua për shkak të tragjedisë në spitalin modular për kovid në Tetovë. Njëjtë si në vitin e kaluar, në këtë fazë të 1/16 të finales së kupës do të luhet vetëm një ndeshje.

Detajet e ndeshjes:

E mërkurë, 22 shtator
Kupa e Maqedonisë së Veriut, 1/16 e finales
Stadiumi i qytetit në Shtip
🆚 Kit Go | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Opinioni:

Mexhit Neziri: “Në asnjë mënyrë nuk do ta nënçmojmë kundërshtarin. Edhe pse bëhet fjalë për ekip të ligës së dytë, ne ndeshjen do ta marrim me seriozitet dhe besoj se do të arrijmë të korrim fitore dhe do të kalojmë në fazën tjetër të 1/8 të finales së kupës. Kampionati është i ngjeshur, edhe në fundjavë do të kemi përballje të vështirë në terren mysafir. Por ne këtë vit jemi të motivuar të fitojmë të dyja kompeticionet, edhe kampionatin edhe kupën”.

Kundërshtari:

Kit Go

Ekipi i Kit Go nga Pehçeva garon në Ligën e Dytë Lindje dhe aktualisht gjendet në vendin e 5-të në tabelë. Kundër këtij ekipi jemi përballur dy herë gjatë vitit 2018 në kuadër të 1/8 të finales së kupës, ku kemi triumfuar në të dyja ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm 7:0.

🆚 Kit Go | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME