Match-Preview | Akademia Pandev vs Shkëndija

No image

Shkëndija menjëherë pas festave nis javën me përballjen ndaj Akademia Pandevit, në suaza të javës së 31-të të kampionatit.

Kuqezinjtë në Strumicë do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive dhe të korrin edhe fitoren e tretë radhazi në këtë fazë finale të kampionatit.

Hera e fundit që të dyja skuadrat u takuan ndërmjet veti ishte përballja që përfundoi me barazimin pa gola gjatë muajit shkurt të këtij viti në Stadiumin e Qytetit në Tetovë.

Shkëndija dhe Akademia Pandev gjatë historikut ndërmjet veti kanë zhvilluar gjithsej 16 ndeshje, nga të cilat kuqezinjtë kanë shënuar 8 fitore, Akademia ka 5 fitore, përderisa 3 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Detajet e ndeshjes:

E mërkurë, 4 maj
Liga e Parë, xhiroja e tridhjetenjëtë
Stadiumi “Bllagoj Istatov” në Strumicë

🆚 Akademia Pandev  | ⏱ 17:00 |

Opinioni:

Klisman Cake: “Ne si skuadër jemi të përgatitur që me sukses të kalojmë përballjet që kanë ngelur deri në përfundim të kampionatit. Në Strumicë do të shkojmë për të marrë tre pikët, megjithëse do të jetë një ndeshje më ndryshe nga kjo e xhiros së fundit që e fituam në Tetovë. Ne do të bëjmë lojën tonë dhe besoj se nga Strumica do të kthehemi me fitore”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Aleksandar Grujoski, do t’i ndihmojnë Kushtrim Lika dhe Zoran Jankullovski, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Marjan Dejanoski, që të gjithë nga Kërçova.

Të rejat në skuadër:

Florent Ramadani ka plotësuar numrin pesë të kartonave të verdhë dhe në këtë ndeshje mbetet jashtë skuadrës. Lojtarët tjerë do të jenë në dispozicion të trajnerit Shaqiri.

Kundërshtari:

Akademia Pandev

Pozita momentale: Akademia Pandev gjendet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 58 pikë të tubuara.

Ecuria: Akademia Pandev në pesë xhirot e fundit në ligë ka regjistruar tre fitore, një humbje dhe një barazim. Në ndeshjen e xhiros së kaluar Akademia Pandev u mund në Shkup nga ekipi i Makedonija Gj.P. me rezultatin 1:0.

🆚 Akademia Pandev | ⏱ 17:00 |

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME