Kuqezinjtë zhvillojnë ndeshje mes veti

No image

Kur kanë kanë kaluar 12-të ditë nga starti i përgatitjeve, 10 prej të cilave punë intensive në palestër dhe terren (dy ditë futbollistët kryen ekzaminimet mjekësore), stafi teknik sot vendosi që skuadra të zhvillonte një ‘test’ duke ndarë ekipin në dy tabore në një ndeshje që zgjati dy herë nga 25 minuta. 

Takimi u karakterizua me angazhim të madh nga ana e futbollistëve që impenjimin dhe duelet i kishin sikur të bëhej fjalë për ndeshje kampionale edhe pse shumë normale dhe evidente është se në këtë fazë lodhja nga stërvitjet intenzive dhe me  garkesë fizike është e pranishme.

Futbollisti i vetëm që nuk luajti ishte Kamer Qaka që shkaku i një dëmtimi disa ditë do të qëndrojë jashta procesit stërvitor, derisa futbollistët e angazhuar dita ditës po aklimatizohen me mjedisin e ri. 

Të hënën futbollistët do të kenë rikuperim, nga e marta vazhdojnë me punën sipas planit, derisa së shpejti do të precizohet dhe do të bëhet publik orari i ndeshjeve kontrolluese (testi i parë do të luhet të enjten te qendra sportive në Tetovë përballë Voska Sport) të planifikuara për këtë fazë përgatitore. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME