Kuqezinjtë vendosen në Slloveni, caktohen 4 kontrolluese

No image

Skuadra e Shkëndijës ka udhëtuar drejt Sllovenisë ku do të vijojë fazën përgatitore, derisa përmes 4 ndeshjeve kontrolluese do të ndërtohet loja. 

Kuqezinjtë janë gati për fazën e dytë të përgatitjeve para pjesëmarrjes në eliminatoret e UEFA Conference League. Duke filluar nga sot, deri më 4 korrik Shkëndija do të qëndrojë në vendin Rogla të Sllovenisë, ku stafi teknik dhe futbollistët pritet të realizojnë fazën kryesore të përgatitjeve. 

Paralel me pjesën fizike, tashmë akcenti kalon në aspektin tekniko taktik ku përmes ndeshjeve kontrolluese do të kërkohet formacioni dhe gjetja e formës ideale para ndeshjeve evropiane. 

Stafi teknik ka paraparë 4 ndeshke testuese dhe Shkëndija tashmë ka të fiksuara skuadrat me të cilat do të përballemi në Slloveni. 

Ndeshjet kontrolluese:

Shkëndija-FC Petrolul Ploiesti (Rumani) (22.06.2023)

Shkëndija-NK Rogaska (Slloveni) (26.06.2023)

Shkëndija-FK Sarajevo (Bosnje e Hercegovinë) (30.06.2023)

Shkëndija-HNK Gorica (Kroaci) (04.07.2023)

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME