Kuqezinjtë transferohen në Turqi

No image

Shkëndija ka udhëtuar drejt Antalias ku deri më 9 shkurt do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve dimërore. 

Ekspedita kuqezi ka lënë Tetovën, për të vijuar punën në kushte shumë më të favorshme klimatile në Antalia të Turqisë. Mëngjesin e sotëm ekipi fluturoi drejt tokës turke, ndërsa pas akomodimit, pas dite skuadra direkt del në fushë për të vazhduar punën sipas planprogramit të stafit teknik. 

Prej sot (27 janar), deri më 9 shkurt skuadra do të qëndrojë në Antalia të Turqisë ku krahas stërvitjeve do të zhvillojmë edhe 4 ndeshje kontrolluese. 

Përfundimisht, skuadra do të përballet me një seri të fortë konkurrentësh në fazën kryesore të përgatitjeve në Turqi:

1. Dinamo Batumi (Gjeorgji) më 28 janar 2024.

2. Warta Poznan (Poloni) më 01 shkurt 2024.

3. FC Liepaja (Letoni) më 05 shkurt 2024.

4. Dinamo Kiev (Ukrainë) më 09 shkurt 2024.

Share Now

Related Post