Kuqezinjtë shkojnë në pushim dimëror deri më 3 janar

No image

Futbollistët e Shkëndijës do t’i rikthehen punës më 4 janar 2023 kur startojmë përgatitjet për gjysmë-sezonin pranveror.

Duke përfituar nga fakti se në xhiron e 18-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë jemi të lirë, futbollistët e Shkëndijës janë lënë të lirë nga ana e stafit teknik. Pas ndeshjes të së dielës me Makedonija Gj.P. në Shkup ku fituam me shifrat 3:1, ekipi ka shkuar në pushim një mujor. 

Me verën e zgjatur Evropiane, kuqezinjtë praktikisht kishin pauzë shumë të shkurtër në verë shkaku i startit të hershëm të eliminatoreve të UEFA Conference League. Prandaj pauza është e mirëseardhur për ekipin, që përfiton nga orari duke fituar një javë më shumë pushim, derisa skuadrat tjera elitare në fundjavë do të zhvillojnë ndeshjet e xhiros së 18-të. 

Pas ndeshjes me Makedonija Gj.P. të dielën (4 dhjetor), gjithë familja Shkëndija ishte në darkën tradicionle të fundvitit ku morën pjesë futbollistët, stafi teknik, administrata, trajnerët e shkollës së futbollit dhe kryesia. Duke i uruar për pushime të mbara, futbollistëve u është bërë me dije të kenë kujdes me ushqimin dhe stërivitjet individuale gjatë pauzës, me qëllim që sa më të gatshëm të kthehen në janar, pasi Shkëndija nuk heq dorë në asnjë moment nga ambiciet për titullin kampion. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME