Kuqezinjtë nesër përballen me Ferencvaroshin

No image

Shkëndija nesër do të luajë ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve të cilat skuadra jonë është duke i zhvilluar në Republikën e Sllovenisë. Miqësorja me Ferencvaroshin nga Hungaria do të jetë testi i parë për kuqezinjtë dhe mundësi e mirë për të parë formën momentale të skuadrës para ndeshjeve eliminatore të Ligës së Konferencës.

Ndeshja luhet me fillim në orën 17:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të Shkëndijës në Youtube.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 12 qershor 2022
Ndeshje miqësore
🆚 Ferencvarosh | ⏱ 17:30 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME