Kuqezinjtë ndoqën ligjeratë për ndryshimet e rregullave të referimit në futboll

No image

Federata e Futbollit të Maqedonisë mbajti një ligjeratë të veçantë për futbollistët dhe stafin e Shkëndijës, duke sqaruar ndryshimet e fundit të rregullave të referimit në futboll.

Komisioni për arbitra për arbitra prezantoi ndryshimet e fundit të rregullave të referimit në futboll para futbollistëve dhe stafit të Shkëndijës. Anëtari i Komisionit për Arbtira pranë FFM-së, Marjan Kirovski përdori video materiale për të ilustruar situata të ndryshme në fushën e lojës dhe sqaroi se si duhet të interpretohen rregullat e reja.

Kirovski theksoi rëndësinë e njohjes së rregullave të lojës për të evituar konfuzionin dhe për të garantuar drejtësi e respekt të ndërsjelltë (futbollistë, stafe teknik dhe persona zyrtarë/arbitra e delegatë) gjatë ndeshjeve. Ky takim u vlerësua nga lojtarët dhe stafi i Shkëndijës, si hap i rëndësishëm drejt ngritjes së nivelit të referimit në futbollin vendas.

Share Now

Related Post