Kuqezinjtë kompletojnë një javë në Antalia

No image

Futbollistët sot kanë ditë të lirë pas një jave intensive në Antalia dhe dy ndeshjeve kontrolluese. Pason java e dytë me dy ndeshje tjera. Bashkohen me ekipin Krivak dhe Da Silva.

Shkëndija kompleton një javë përgatitje në Antalia të Turqisë, aty ky skuadra zhvillon fazën kryesore. Futbollistët lënë pas 7 ditë punë intensive me nga dy seanca stërvitore në ditë ku ngarkesa fizike është e lartë në kërkim të akumulimit të forcës fizike dhe qëndrueshmërisë. Paralel me këtë punohet edhe në ndërtimin e lojës dhe në këtë drejtim ekipi ka zhvilluar dy ndeshjet e para kontrolluese, nga gjithsesj katër të planifikuara në këtë fazë (Zorya 1:1 dhe Desna Chernihiv 1:3).

Kështu, stafi teknik në krye me Ernest Gjokën sot u dha futbollistëve ditë të lirë, për të filluar prej nesër javën e dytë të përgatitjeve në Antalia. Ndërkohë me ekipin janë bashkuar Jan Krivak dhe braziliani Igor Wanderson Da Silva.

😏

Posted by KF Shkëndija on Sunday, January 31, 2021

I pari për arsye personale mungoi disa ditë, ndërsa i dyti u desh të kalojë 10 ditë në Maqedoni të Veriut, pasi Turqia nuk lejonte persona që vinin nga Brazili të futen në territorin e tyre pa kaluar periudhën e caktuar kohore si masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Prej të hënën skuadra vazhdon me nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa do të kemi edhe dy ndeshje kontrolluese kur fillimisht përballemi me Kaysar (Kazakistan) më 3 shkurt dhe Dinamo Kyiv (Ukrainë) e paraparë për datën 7 shkurt.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME