Kthehet Çinari, mungon Qaka

No image

Erald Çinari kthehet në skuadër pas mungesës ndaj Tikveshit shkaku i kartonit të kuq, ndërsa i pezulluar me 5 kartona ndaj Bregallnicës mungon Kamer Qaka. 

Shkëndija ka zhvilluar pasditën e sotme seancën  stërvitore të radhës, duke vijuar përgatitjet për ndeshjen e xhiros së 15-të të shtunën në transfertë kundër Bregallnicës. Ekipi me optimizëm pret takimin në Shtip, ndërsa armë shtesë në formacionin e trajnerit Nuhiu pritet të jetë Erald Çinari. Sulmuesi mungoi ndaj Tikveshit në xhiron e 14-të shkaku i pezullimit, pas kartonit të kuq në takimin me Strugën (xhiroja e 13-të). 

Nëse Çinari kthehet, për arsye pezullimi do të mungojë Kamer Qaka. Mesfushori në duelin e fundit me Tikveshin kompletoi 5 kartona të verdhë, pas çka pason automatikisht pezullim prej një ndeshje. 

Kuqezinjtë të premten do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së ditës së shtunë me Bregallnicën në Shtip. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME