Kontratë profesionale për Oktay Rakipin

No image

Mesfushori 17-të vjeçarë debutoi sezonin e shkuar me ekipin e parë, ndërsa tashmë shpërblehet me kontratë profesionale.

KF Shkëndija komunikon firmosjes e kontratës profesionale me mesfushorin 17-të vjeçarë, Oktay Rakipi. Klubi dhe futbollisti kanë firmosur kontratë 3 vjeçare dhe marrëveshja nënkupton bashkëpunim deri verën e vitit 2024.

 I riu nga Gostivari ra në sy të skautëve të klubit vite më parë dhe pasi u ndoq për një periudhë, drejtuesit e shkollës së futbollit në koordinim me kryesinë vendosën ta ofronin në skuadër. Rakipi debutoi me ekipin e parë kuqezi në duelin me Strugën në Gostivar sezonin e shkuar kur Shkëndija fitoi titullin e katër kampion në histori. 

Klubi gjithashtu komunikon marrëveshjet profesionale edhe me dy futbollistë që vijnë nga shkolla e futbollit dhe që janë dalluar me praqitje pozitive te Shkëndija U19. Mbrojtësi i majtë Altrim Jakupi dhe sulmuesi Fiton Ademi kanë firmosur kontrata 2 vjeçare.

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME