Konfirmohet orari i ndeshjeve të raundit të parë të UEFA Conference League

No image

KF Shkëndija konfirmon detajet për ndeshjen e parë dhe të dytë të raundit të parë kualifikues të UEFA Europa Conference League përballë përfaqësuesit nga Uellsi, Haverfordwest.

Kuqezinjtë do të jenë vendas në ndeshjen e parë, e cila do të zhvillohet më 13 korrik.

Takimi do të luhet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, ku Shkëndija rregullisht i luan përballjet në kupat e Evropës.

Tashmë zyrtarisht edhe në UEFA është konfirmuar orari i ndeshjes Shkëndija-Haverfordwest County AFC dhe e njejta luhet më 13 korrik në Shkup, me fillim në orën 20:00.

Haverfordwest County do të luajë në Evropë për herë të dytë, apo për herë të parë pas 19 viteve (kanë debutuar në vitin 2004 përballë Fimleikafelag nga Islanda duke u mundur në dy ndeshje 1:0 dhe 3:1). Përkundër faktit se bëhet fjalë për ekip modest, gjithsesi uellshianët paralajmërojnë udhëtim të një numri të tifozëve të tyre.

Ndërkohë ndeshja e dytë e paraparë për datën 20 korrik do të luhet në qytetin kryesor të Uellsit Kardif. Haverfordwest County AFC ka vendosur që të luajë në “Cardiff City Stadium” me fillim në orën 19:45 sipas kohës lokale (20:45 CET).

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME