Konferenca për shtyp | Nuhiu dhe Çinari flasin nga Kardifi

No image

Trajneri Nuhiu dhe sulmuesi Çinari kanë folur në konferencën për shtyp para duelit të dytë me Haverfordwest County AFC.

Shkëndija të enjten në orën 20:45 në Kardif të Uellsit zhvillon ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të eliminatoreve të UEFA Europa Conference League përballë Haverfordwest County AFC. Para ndeshjes në konferencën për shtyp folën shefi i stafit teknik Ardian Nuhiu dhe sulmuesi Erald Çinari. 

Ardian Nuhiu: “Unë personalisht, jam i kënaqur me skuadrën në ndeshjen e parë. Më intereson dhe më vjen mirë që po krijohet ai mentalitet fitues, mënyra se si është zhvilluar takimi, skuadra realisht ka krijuar shumë, nuk do të ikim nga loja jonë, por ndeshjen e nesërme do ta trajtojmë me përqendrim dhe vlerësim maksimal. Skuadra kundërshtare ka një formë në të cilën e zhvillon ndeshjen, ne kishim këto ditë për ta analizuar, është punuar me skuadrën të eliminohen mënyrat se si luajnë ata, do të mundohemi që ti lëmë pak të shprehen në fushë, ta kemi ne topin, ta kemi lojën në kontroll siç bëmë në ndeshjen e parë dhe të marrim kualifikimin. Djemtë janë gati, ata do të sakrifikojnë gjithçka, çka kanë brenda vetes për qëllimin e skuadrës tonë.“

Erald Çinari: “Normalisht, besoj se ekipi si ndeshjen e parë e ka përgatitur ashtu siç duhet. Të bëjmë maksimumin, ti bëjmë detyrat që na i ka dhënë trajneri dhe të dalim me fitore nga kjo ndeshje.“

Ardian Nuhiu: “Nuk ka vend për kritika sepse djemt kanë bërë një ndeshje të mirë realisht. E thash, më pëlqeu mentaliteti fitues, por më pëlqeu edhe të krijosh në Europë 8 raste kur ishim përballë me portierin. Por thjesht ka munguar vetëm qetësia, ndërsa për nesër patjetër që do ta kërkojë nga skuadra qetësinë, do të jetë i rëndësishëm kualifikimi, por do të jetë më i bukur me fitore.“

Erald Çinari: “Normalisht edhe stadiumi është një motiv shtesë, por pikë së pari janë vetë Kupat e Evropës motiv i madh shumë për një futbollist, sepse aty shpalos vlerat e tij. Gjithsecili prej nesh është i përqendruar për të dhënë maksimumin, për të dhënë më të mirën e tij të mundshme që të arrijmë një rezultat pozitiv për ekipin, por edhe për veten, pasi që dihet se Kupat e Evropës shihen nga çdo anë.“

Ardian Nuhiu: “Më pëlqen të flas për grupin, pa diskutim Çinari është pjesë e rëndësishme e skuadrës tonë, por të gjithë të bashkuar jemi më të fortë. Më pëlqen kur funksionojmë si grup, si skuadër sepse atëherë, kur kjo skuadër, këta futbollist bashkojnë forcat e tyre, do të jemi më të fortë për çdo kundërshtarë, pa diskutim edhe për atë që nesër na pret.“

Erald Çinari: “Të them të drejtën, si të asistoj si të shënoj për mua është e njejtë. Shpresoj që njëra nga të dyjat të ndodhin, por edhe nëse nuk asistoj, mund të asistoj dikush tjetër, njejtë edhe mund të shënoj dikush tjeter, pasi e rëndësishme është fitorja në ndeshjen e nesërme dhe të marrim kualifikimin.“

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME