Komenti i trajnerit pas barazimit me Rabotniçkin

No image

Trajneri kuqezi Ernest Gjoka ka folur për kanalin e klubit pas barazimiz 0:0 me Rabotniçkin në Shkup.   

• “Në kampionat është e rëndësishme mos dalësh pa pikë”
• “Ishte ndeshje e vështirë edhe me meritë të kundërshtarit”
• “Sot dëshironim tre pikët, por kështu është kampionati”

Shkëndija ka luajtur pa gola 0:0 me Rabotniçkin në Shkup, në duelin e xhiros së 21-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonsië së Veriut. Trajneri Ernest Gjoka pas ndeshjes për kanalin e klubit ka folur për barazimin e sotëm, duke vlerësuar se Rabotniçki zhvilloi paraqitje shumë pozitive duke vështirësuar në maksimum detyrën e kuqezinjëve.  

Ernest Gjoka: “Sigurisht se kjo ishte një ndeshje e vështirë, ne e prisnim këtë nga Rabotniçki. Ishte edhe meritë e kundërshtarit, që u munduan shumë, vrapuan shumë dhe nuk na lanë në shumë momente që edhe ne të organizoheshim dhe të kapnim fazën e sulmit. Gjithsesi, kështu është kampionati.

Ernest Gjoka: Në kampionat është e rëndësishme mos dalësh pa pikë, sigurisht më mirë është të marrësh tre. Por kampionati është i gjatë, ecim gradualisht, kundër një skuadra si Rabotniçki që është ekip i fortë, ekip i mirë, mendoj se është pozitive. E përsëris se më mirë do të ishte të kishim marrë të tre pikët, por kështu është kampionati. 

Ernest Gjoka: “Po të kishim qenë pak më të vëmendshëm, mendoj që mund të kishim dalë më shumë herë para portës.Ernest Gjoka:“Kampionati është kështu, nuk don të thotë që ne patjetër duhet të shkojmë të ikim sa më shumë pikë. Duhet të jemi të qetë, të rikuperojmë forcat dhe të shikojmë ndeshjen e ditës së dielë me Renovën që do të jetë një ndeshje akoma më e fortë.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME