Kaysar nga Kazakistani test i rradhës për Shkëndijën

No image

Kuqezinjtë të mërkurën në orën 15:15 zhvillojnë ndeshjen e tretë kontrolluese në Antalia. Pritet debutim i Da Slivas, ndërsa shkaku i dëmtimeve mungojnë Alimi dhe Krivak.

Vazhdojnë përgatitjet intensive të Shkëndijës në Turqi, ku ekipi konsumon javën e dytë të kësaj faze. Me ngarkesë të shtuar stafi teknik kërkon të realizojë në maksimum planprogramin dhe pavarsisht lodhjes ekipi vijon të punojë edhe në ndërtimin e lojës, krahas akumulimit të forcës dhe qëndrueshmërisë. Në këtë drejtim, të mërkurën në program kemi ndeshjen e tretë kontrolluese në Antalia. Pas takimeve me rivalët ukrainas, kësaj rradhe ndeshemi me kundërshtar nga Kazakistani. Kaysar është skuadra që do të testojë formën tonë momentale në duelin që nis nga ora 15:15 sipas kohës tonë lokale. Duke qenë se u bashkua me ekipin në fundjavë, pritet në pjesën e dytë të ketë minuta për brazilianin Igor Wanderson Da Silva.

Ndërkohë jashta kombinimit për lojë mbeten Armend Alimi dhe Jan Krivak. I pari ankohet në lëndim të lehtë dhe megjithëse gjendja e tij është përmirësuar, stafi teknik nuk rrezikon dhe i jep pushim, ndërsa mbrojtësi sllovak ankohet në lëndim të gjurit dhe disa ditë do të jetë jashta procesit stërvitor me grupin.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME