INTERVISTA | Stefan Kocev prononcohet si lojtar i Shkëndijës

No image

Pasi zyrtarizoi bashkëpunimin me Shkëndijën, duke hedhur nënshkrimin në kontratë, mbrojtësi 29-të vjeçar Stefan Kocev ka folur për Shkëndija Channel për impresionet e para si futbollist kuqezi. 

Kocev: “Ndjenja është shumë e mirë, ndjehem shumë bukur që firmos me një prej klubeve më të mira në Maqedoni. Është nder dhe kënaqësi të jem pjesë e këtij klubi.”

…ambiciet…

Kocev: “E dimë kush është sponsor kryesor i Shkëndijës, gjithsesi se do të luftojmë për të dalë kampionë. Ky është qëllimi kryesor i klubit, të jemi kampionë.”

…premtimi për tifozët…

Kocev: “Kështu, unë gjithmonë jap maksimumin tim, në çdo ndeshje do të lë zemrën në terren. Të gjithë e dimë se Shkëndija ka numër të madh të publikut, e cila është lojtari i 12-të në çdo ndeshje. Unë do të jap maksimumin në çdo ndeshje që edhe ata të jenë të kënaqur, të jemi edhe ne të kënaqur. Të arrijmë në çdo ndeshje fitore dhe të realizojmë objektivat tona.”

Share Now

Related Post