INTERVISTA | Ronaldo Webster: Pres që titulli kampion të vijë në Tetovë

No image

Transferimi i fundit i Shkëndijës, Ronaldo Webster në një prononcim ekskluziv për kanalet e klubit ka folur për kalimin e tij në Tetovë. Xhamajkani që vjen nga Bregallnica e Shtipit nuk fsheh kënaqësinë për tu veshur kuqezi, derisa flet për pritjen që i është bërë në Shkëndijë, emrin e tij Ronaldo, pritjet në fanellën e re dhe premtimin për tifozët kuqezi.

Webster: Ndihem i kënaqur të jem këtu. Jam i motivuar dhe gati të jap gjithçka në fushë për këtë ekip me histori.”

…ofertat tjera…

Webster: Shkaku i projektit që ma kanë prezantuar mua, unë dua të garoj në Evropë këtë vit dhe prandaj unë zgjodha Shkëndijën.”

…çka din për Shkëndijën…

Webster: “ E di, është klub historik dhe unë jam gati për të fituar sërish titullin kampion.”

…pritja te Shkëndija…

Webster: Po është mirë. Gjithçka është shumë profesionale dhe unë jam i lumtur, secili më ndihmon të ndjehem i mirëseardhur. Prandaj jam i kënaqur që jam këtu.”

…emri juaj Ronaldo Romario Webster tërheq vëmendje…

Webster: Mirë, e dini, babai im ka qenë gjithashtu futbollist në të kaluarën e tij. Vendi i tij i preferuar është Brazili, ai mbështet Brazilin dhe unë mendoj se më ka vendosur emrin e futbollistit brazilian, Ronaldo, R9. Kjo është rruga si mora emrin tim, duke falenderuar babain tim.”

…pëlqen emrin, apo don më shumë të njihesh si Webster…

Webster: Unë pëlqej këtë emër, sepse e dini se legjendat kanë këto emra. Por unë dua të jem Webster sepse po tentoj të krijoj emrin tim  personal.”

…premtimi për tifozët…

Webster: Mund të presin shumë surpriza nga unë në këtë gjysmë sezoni. Shumë gola, shumë kontribut për këtë ekip. Unë pres që titulli kampion të vijë në Tetovë.”

Share Now

Related Post