INTERVISTA | Jeton Beqiri komenton përgatitjet e deritashme dhe testin me Skopjen

No image

Shkëndija ka kompletuar fazën e parë të përgatitjeve dimërore të zhvilluar në Tetovë, derisa nga e shtuna do të vijojë punën në Turqi për fazën e dytë dhe kryesore. Pas tre javëve punë intensive, kryesisht në aspektin fizik e kondicional dhe një ndeshjeje testuese të anuluar (përballë Arsimit të Çegranit) shkaku i kushteve atmosferike, kuqezinjtë të enjten mundën të zhvillojnë ndeshjen e parë kontrolluese në vitin 2024. Testi i fituar 6:0 ndaj Skopjes trajnerit Jeton Beqiri i dha mundësi të sheh nivelin momental të skuadrës, për të pasur një pasqyrë më reale para startit të fazës së dytë nga e shtuna në Antalia. 

testi me Skopjen…

J. Beqiri: “Ndeshja me kundërshtar nga Liga e Dytë u dominua nga ne, mua në asnjë moment nuk më bën përshtypje rezultati. Me rëndësi është futbollistët dalëngadalë të marrin minuta. Loja nuk mund të jetë perfekte në këtë moment, për shkak se futbollistët kanë ngarkesa, jemi stërvitur gjithë kohën nga dy herë në ditë. Në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.”

dha kjo ndeshje përgjigjet që doje…

J. Beqiri: “Jam i kënaqur me atë që pashë, veçanërisht u befasova pozitivisht nga futbollistët e ri, sepse pjesën tjetër të skuadrës shumicën e njohim. Më vjen shumë keq që ndeshja paraprake që duhej të luhet me Arsimin u anulua për shkak të kushteve atmosferike, pasi këto ndeshje janë shumë të nevojshme në këto momente për të pasur pasqyrë sa më të qartë për gjendjen e futbollistëve. Edhe pse nuk pres që ata të shprehin gjithë kapacitetin e tyre që në këtë moment”. 

vlerësim për pjesën e deritashme…

J. Beqiri: Në përgjithësi jemi të kënaqur me atë që kemi punuar, përveç 5-6 ditëve të fundit kur kushtet atmosferike na vështirësuan punën. Por megjithate jemi munduar të realizojmë planin. Jam i kënaqur dhe shpresoj që edhe futbollistët që kanë dëmtime më të lehta të kthehen sa më shpejtë me ritëm të plotë në procesin stërvitor dhe jam i mendimit se edhe në Turqi do të bëjmë punë të mirë dhe sa më të përgatitur të presim kampionatin”. 

Share Now

Related Post