Intervista e parë e Almir Aganspahiçit si futbollist i Shkëndijës

No image

Aktivizimi i ri i kuqezinjëve ka kompletuar procedurat e nevojshme për të zyrtarizuar marrëveshjen me Shkëndijën. Pas ekzaminimeve mjekësore dhe firmosjes së kontratës, sulmuesi Almir Aganspahiç kaloi te departamenti i medias ku realizoi foto sesion me fanellën kuqezi, pas çka dha edhe prononcimin e parë si futbollist i Shkëndijës. 

Përshtypjet e para vërtet janë të shkëlqyeshme këtu. Erdha mbrëmë, kjo është dita e parë, mund të them se kam ardhur në një klub shumë të organizuar i cili funksionon vërtet shumë mirë. E shoh se skuadra është shumë e mirë dhe me padurim pres të fillojë ndeshja dhe të nisë kampionati dhe Evropa”, shprehet Almir Aganspahiç në fillim. 

Boshnjaku 26 vjeçar te Shkëndija vjen nga Çukariçki i Serbisë, derisa tashmë është bashkuar me ekipin në Rogla të Sllovenisë ku kuqezinjtë zhvillojnë fazën përgatitore. Që nesër shtatëlarti do të jetë në dispozicion të stafit teknik dhe do të jetë pjesë e stërvitjeve të Shkëndijës. Aganspahiç pasi kishte kërkuar informacione rreth klubit para se të pranonte ofertën e kuqezinjëve, ndërsa thot se përshtypje i ka bërë fakti se klubi gjithmonë ka presionin për të qenë me i miri në vend.

Kur kam pyetur për klubin kam dëgjuar se Shkëndija gjithmonë ka ambicie për të dalë kampion, të jetë e para në Maqedoni dhe në Evropë të ec sa më larg. Nuk frikësohem nga presioni. Kur kam pyetur për klubin më kanë thënë se ekziston një presion i caktuar. Kjo është ashtu në klube të mëdha që duan të fitojnë tituj gjithmonë ekziston presion. Kështu që e imja është të zë vend në ekip dhe të tregoj paraqitje sa më të mira dhe sigurisht me golat e mi të realizojmë qëllimet e vendosura”, përfundoi sulmuesi i ri i Shkëndijës. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME