Ibraimi: Kupa sjell dy ndeshje, transferta duhet menaxhuar mirë

No image

Kuqezinjtë të mërkurën do të zhvillojnë “episodin” e parë të çerekfinales së Kupës përballë Vardarit, ndërsa ekipi që do të avansojë në gjysmëfinale do të vendoset në ndeshjen e kthimit më 7 mars në Tetovë. Pikërisht fakti që janë në pyetje dy ndeshje, nga sulmuesi Ibraimi potencohet rëndësia e menaxhimit të mirë në sfidën e parë si mysafir, për të krijuar kushte ideale që kualifikimi i mëtejshëm të vendoset në Tetovë.