Haverfordwest County AFC (WAL) rival i kuqezinjëve në UECL

No image

Shkëndija do të përballet me Haverfordwest County AFC nga Uellsi në raundin e parë eliminator të UEFA Conference League.

Sot në selinë e UEFA-së në Nyon në Zvicrës është hedhur shorti për eliminatoret e UEFA Champions League dhe Conference League. 

Kuqezinjtë në raundin e parë eliminatorë do të kenë përballë kundërshtar nga Uellsi, Haverfordwest County AFC

Dy ndeshjet e xhiros së parë eliminatore janë caktuar të luhen në datat 13 dhe 20 korrik. Shkëndija ndeshjen e parë e luan si vendase në Shkup (13.07.2023). 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME