Muharrem Dosti viziton Shkëndijën

No image

Portieri legjendar ka qëndruar të martën në ambientet e klubit, ku është pritur nga drejtuesit e Shkëndijës. Dosti ka uruar ekipin për triumfin në Kupën e Maqedonisë, duke uruar që ky të jetë vetëm fillimi i grumbullimit të trofeve.

 MuharemDosti1

Mysafir i papritur ka ‘trokitur’ në derë të Shkëndijës, duke treguar respekt por edhe që nga ngjallur emocion nga e kaluara. Portieri legjendar i viteve 1995/96 ka vizituar hapsirat e klubit, ku është takuar me presidentin prof.dr. Abdylmenaf Bexheti, këshilltarin e pronarit z. Agim Kurtishi dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Sport, z. Ibrahim Ramadani. Muharrem Dosti vizitën e tij e shfrytëzoi për të uruar Shkëndijën për titullin e fituar në Kupën e Maqedonisë, ndërsa ka shprehur kënaqësinë e tij që shikon ekipin ‘kuqezi’ të ngritet në këto nivele. Gjatë bisedës të pashmangshme kanë qenë kujtimet e bukura nga koha e bashkëpunimit të tij me Shkëndijën, ndërsa në fund të dyja palët i kanë uruar njëra tjetrës shumë shëndet dhe suksese në të ardhmen.

KF Shkëndija me këtë rast falënderon publikisht Muharrem Dostin për vizitën dhe uratat e sinqerta.

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.