Gjysmëfinalen e Kupës e kërkojmë përballë Sileksit

No image

Shkëndija do të jetë mysafire e Sileksit në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Shorti i hedhur në hapsirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka caktuar dyshet rivale për ndeshjet e 1/4 së finales së Kupës të cilat këtë vit shkaku i situatës me pandeminë COVID-19 do të luhen me sistem të ndryshuar, me ndeshje teke. Shkëndija kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës do ta kërkojë në duelin me Sileksin në Kratovë që në program do të jetë më 25 nëntor.

Do të përballemi me Sileksin në çerekfinalen e Kupës 💪

Posted by KF Shkëndija on Tuesday, October 27, 2020

Duke qenë se bëhet fjalë për vetëm një ndeshje, në rast të rezultatit të barabartë fituesi do të vendoset direkt përmes ekzekutimit të penaltive, pa pasur kohë shtesë.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME