Fundjavë pa ndeshje për kuqezinjtë

No image

Skuadra e Shkëndijës është kthyer në stërvitje pasditën e sotme, duke kryer seancën e parë stërvitore pas dy ditëve të lira. Pas eliminimit nga Kupa pas humbjes 4:3 me penalti (ndeshja përfundoi baraz 1:1) të mërkruën nga Makedonija Gj.P. e natyrshme është prania e dëshprimit në mesin e futbollistëve, pasi jo më pak se kampionati, Shkëndija dëshironte këtë sezon ta sillte në Tetovë edhe trofeun e Kupës. Mirëpo gjërat nuk kthehen mbrapa dhe fokusi i kuqezinjëve tashmë kthehet 100% te kampionati ku deri në fund do të luftojmë për titullin kampion. 

Skuadra këtë fundjavë do të jetë e lirë, pa angazhime në kampionat, derisa përballja e ardhshme e Shkëndijës do të luhet më 15-të prill kundër Tikveshit në Tetovë. 

Seanca e sotme stërvitore përfshiu edhe analizë me theks te gjërat që shkuan keq kundër Makedonija Gj.P.. 

Pas një periudhe rikuperimi nga dëmtimi i pësuar kundër Skopjes javë më parë, për herë të parë me grupin është kthyer të punojë Metodi Maksimov që u stërvit me ngarkesa maksimale. 

Kapiteni Ferhan Hasani humbi ndeshjen e të mërkurës shkaku i dëmtimit të pulpës së këmbës dhe ekipi mjekësor vazhdon të ndjekë rehabilitimin e tij, ndërsa e njejta vlen edhe për Ardian Cuculin, i cili ishte planifikuar titullar në gjysmëfinalen e Kupës, mirëpo pësoi zgjatje të kofshës së prapme gjatë nxemjes, pak para fillimit të ndeshjes. Buba ndjehet shumë më mirë dhe pritet brenda javës së ardhshme të jetë i gatshëm për ngarkesa maksimale, derisa Cuculi të hënën do të bëjë ekzaminime shtesë për të vendosur më pas për kohën e nevojshme për kthimin e tij. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME