Faza përgatitore | Caktohen 6 ndeshje kontrolluese

No image

Kuqezinjtë do të zhvillojnë 6 ndeshje kontrolluese gjatë fazës përgatitore, dy prej të cilave në vendin tonë, ndërsa 4 në Antalia. 

KF Shkëndija tashmë ka të konfirmuara datat e ndeshjeve kontrolluese, duke filluar më 20 janar 2024 kundër KF Arsimi dhe më 25 janar 2024 kundër Skopjes në dy takimet e para që do të luhen në vendin tonë (terreni do vendoset në mënyrë plotësuese). 

Përfundimisht, skuadra do të përballet me një seri të fortë konkurrentësh në fazën kryesore të përgatitjeve në Turqi:

1. Ndaj Dinamo Batumi (Gjeorgji) më 28 janar 2024.

2. Ndaj Warta Poznan (Poloni) më 01 shkurt 2024.

3. Ndaj FC Liepaja (Letoni) më 05 shkurt 2024.

4. Ndaj Dinamo Kiev (Ukrainë) më 09 shkurt 2024.

Ky program shërben si një pjesë shumë me peshë e përgatitjeve dimërore në drejtim të kërkimit të ngritjes në nivelin e dëshiruar për sfidat e ardhshme kampionale, derisa duke kërkuar formën optimale, stafi teknik por edhe tifozët do të kenë mundësi të mirë për të vlerësuar formën dhe zhvillimin e ekipit para gjysmësezonit pranveror. 

Share Now

Related Post