Faleminderit Ljupço Doriev

No image

KF Shkëndija shpreh falemenderim dhe mirënjohje maksimale për Ljupço Dorievin për gjithë kontributin e dhënë në fanellën kuqezi.

Sulmuesi anësorë Ljupço Doriev nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në periudhën që pason. Klubi përmes kësaj komunikate konfirmon skadimin e kontratës së futbollistit.

Ljupço Doriev u bashkua me Shkëndijën në verën e vitit 2020 dhe shpejt u imponua si një prej liderëve të skuadrës. 27 gola në 3 sezone dhe shumë asiste bëjnë Dorievin protagonist në këto tre vite, derisa kishte ndikim të madh në fitimin e titullit kampion në sezonin 2020/2021.

Me këtë rast KF Shkëndija shpreh falenderimet dhe mirënjohjen maksimale për Ljupço Dorievin, për angazhimin, profesionalizmin dhe mundin e dhënë në fanellën kuqezi.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME