
Shkëndija si vendase të shtunën në Tetovë luan me Tikveshin në kuadër të xhiros së 14-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë në këtë ndeshje kërkojnë të kthehen në rrugën e fitoreve, pasi tre ndeshjet e fundit kemi dy barazime dhe një humbje. Lajm i mirë është paralajmërimi i rikthimit të “Ballistëve” në tribunën “Marshin Beqiri” dhe mesfushori Endrit Krasniqi beson se me tifozët prapa vetes, skuadra do të jetë më e fortë për të sjellë reagimin e pritur. Përballja Shkëndija-Tikveshi luhet të shtunën në Tetovë me fillim nga ora 13:00.
….Tikveshi….
Endrit Krasniqi: “Mendoj se pas disa ndeshjeve në të cilat nuk kemi shkuar mirë, shpresoj që të kthehemi te fitoret. Ky është qëllimi ynë dhe besoj ta arrijmë në fund.”
….ekipi i gatshëm për reagim….
Endrit Krasniqi: “Mendoj se të gatshëm apo jo, skuadra duhet të reflektojë, sepse tanimë është momenti i fundit për të reflektuar. Kështu që presim në ndeshjen e nesërme të fitojmë dhe të vazhdojmë tutje.”
….paralajmërim për kthim të “Ballistëve”….
Endrit Krasniqi: “Po, ky është një super lajm për ne, sepse është një mbështetje, është një reflektim ndryshe nga ne. “Ballistët” janë domethënia e këtij ekipi, kështu që me mbështetjen e tyre edhe për ne do të jetë më e lehtë.”
