Endrit Krasniqi: „I detyrohem klubit për besimin e treguar“

No image

Fantazisti kosovar me shumë entuziazëm ka pritur transferimin në Tetovë dhe që në opinionin e parë nuk fsheh bindjen se Shkëndija do të sulmojë fuqishëm në periudhën që pason për të realizuar objektivat e vendosura. Krasniqi për Shkëndija Channel ka zbuluar pse vendosi të pranonte ofertën e Shkëndijës, sa e njeh klubin dhe publikun dhe nëse ka besim se ajo që është vendosur si cak, mund të jetë edhe e realizueshme.

Endrit Krasniqi: „Mendoj se për Shkëndijën nuk duhet shumë të flitet, është një ndër klubet më të mëdhaja shqiptare dhe shpresoj që të kemi një sezon fantastik dhe të bëjmë gjëra të mëdha.“

Arsyeja që nga shumë oferta zgjodhe Shkëndijën?

Endrit Krasniqi: Sigurisht se kam pasur oferta, por vendimi im ishte Shkëndija shkaku i organizimit që ka. Dihen planet që ka Shkëndija, kështu që mua më bindi ai plan që unë të vija këtu dhe bashkë të realizojmë këto objektiva.“

Je i njoftuar me ambiciet e klubit dhe pritjet e publikut?

Endrit Krasniqi: Dihet se Shkëndija është njëjtë si klubi ku isha më herët. Shkëndija gjithmonë luan për titullin kampion, por këtë vit besoj se do të arrijmë diçka edhe më të madhe.“

Sa e njeh Shkëndijën, tifozët…?

Endrit Krasniqi: Publiku mendoj se është një ndër tifozeritë më të mira shqiptare. Për Shkëndijën dihet se organizimin e ka në nivel tjetër në raport me klubet tjera. Kështu që na mbetet neve që punojmë për këtë klub të japim maksimumin dhe të arrijmë atë që klubi e ka planifikuar në fillim të sezonit.“

I kënaqur si je pritur në Tetovë?

Endrit Krasniqi: Të them të drejtën që në fillim në takimet e para me anëtarët e klubit kanë qenë shumë të mira, trajtimi deri tani është shumë i mirë dhe unë jam tepër i kënaqur. Për këtë unë i detyrohem këtij klubi nga trajtimi që më bëjnë, të jap maksimumin dhe të arrijmë ato objektiva që i kemi.“

Publiku çka mund të presë nga Krasniqi?

Endrit Krasniqi: Le të jetë befasi.“

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME