E mbyllim në Tetovë, të mërkurën transferohemi në Shkup

No image

Shkëndija ka zhvilluar seancën e fundit në Tetovë, të mërkurën stërvitemi në Shkup para duelit të së enjtes me Haverfordwest në Conference League. 

Kuqezinjtë pasditën e të martës në Tetovë zhvilluan seancën e rradhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për duelin me Haverfordwest County në xhiron e parë eliminatore të UEFA Europa Conference League. Ekipi zhvillon përgatitjet përfundimtare, derisa stafi teknik përmes analizave të kundërshtarit ka përshtatur edhe punën në terren me qëllim sa më të gatshëm të presim duelin me ekipin nga Uellsi. 

Skuadra të mërkurën në drekë transferohet në Shkup ku do të presim duelin me Haverfordwest County. Në orën 13:30 trajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Ennur Totre do të paraqiten para mediave në konferencën për shtyp, ndërsa nga ora 19:00 ekipi do të zhvillojë seancën stërvitore në Arenën “Todor Proeski”. 

Ndeshja Shkëndija-Haverfordwest County luhet të enjten në Shkup me fillim në orën 20:00. 


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME