Dita: “Ka ende shumë për tu luajtur”

No image

Bruno Dita beson se kuqezinjtë kanë mjaftueshëm potencial dhe dëshirë në skuadër për të kthyer gjërat në favor të tyre në ndeshjet e mbetura të gjysmëstinorit vjeshtor, që më pas në pranverë të sulmohen titujt në kampionat e Kupë ku jemi në gjysmëfinale. 

Pavarësisht se Shkëndija shkoi me disfatë (1:0 nga Struga T&L) në pauzën dy javore të kampionatit shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, mesfushori nga Tirana duket i bindur se skuadra punon vazhdimisht për tu përmirësuar qoftë për ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor, apo në pranverë kur pritet të shohim pasqyrën e vërtetë të Shkëndijës.

Në rradhë të parë dua të shpreh keqardhje për mungesën e konsistencës në rezultate gjatë këtij sezoni. Punojmë fortë, angazhohemi në stërvitje e ndeshje, por gjërat nuk dalin si duam ne dhe nuk po arrijmë të kemi vazhdimësinë e duhur. Por duke besuar te puna që bëjmë, besoj se gjërat do t’i kthejmë në favorin tonë”, shprehet Bruno Dita. 

Mesfushori difenziv megjithatë mendon se 6-të pikë larg vendit të parë është negativë e rikuperueshme dhe dalja nga momentet e vështira lidhet me karakterin që do të tregojë ekipi. 

Ne duhet të kemi qëndrimin e duhur. Para vetes kemi të paktën edhe 16 ndeshje kampionale dhe gjysmëfinalen e Kupës, kështu që ka ende shumë për tu luajtur dhe ne e dimë së në atë që pason mund të realizojmë objektivat tona”, shtoi Dita. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME