Dita: I lumtur me fitoren, por i trishtuar nga vdekja e Dwamenas

No image

Shënoi gol për të na dhënë tre pikë në fitoren 1:0 ndaj Tikveshit në xhiron e 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, mirëpo pas ndeshjes u shfaq i mërzitur para mediave kur sapo kishte mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Egnatias së Rogozhinës, Raphael Dwamena. 

…gol me vlerën e tre pikëve…

Bruno Dita: “Normalisht ndjehem shumë mirë për fitoren, por dua ta nis me një lajm të keq që morëm vesh direkt pas ndeshjes, ajo që ndodhi në Shqipëri, rasti i Dwamenas. Është shumë e rëndë për ne lojtarët,m. Nuk e di. Shpreh ngushëllimet familjes dhe qëndrojmë afër edhe ekipit të Egnatias. Është me të vërtetë shumë e rëndë. Për sa i përket ndeshjes sot, me rëndësi ishte fitorja, tre pikëshi. I’a arritëm dhe të stërvitemi këto dy javë në maksimum për ndeshjet tjera.”

…gol me vlerën e tre pikëve…

Bruno Dita: “E thash edhe përpara, rëndësi kishte fitorja, nuk ka rëndësi kush dhe si e shënon golin. Ishte fat që unë u gjeta aty në atë moment dhe shënova, por më i rëndësishëm ishte trepikëshi.”

…traversa të mohoi dopietën…

Bruno Dita: “Normal më erdhi keq, sepse në radhë të parë ishte një aksion shumë i mirë. Por, ajo që the ty kam vite pa shënuar dy gola në një ndeshje. Do ishte shumë bukur, por, s’ka problem.”

…fitorja në momentin e duhur…

Bruno Dita: “Ishte fiks momenti i duhur për fitore, pas atyre ndeshjeve që s’kishim marrë rezultat pozitiv, ky ishte momenti i duhur.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME