Deklarata | Trajneri Osmani flet pas fitores ndaj Makedonija Gj.P.

No image

Xhiroja e 17-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë solli fitore 3:1 të Shkëndijës në transfertën me Makedonija Gj.P. në Shkup. Ljupço Doriev me dy gola (19’ dhe 84’) dhe një realizim i Hasanit (51’) ishin vendimtar për fitoren e 7-të të Shkëndijës në këtë kampanjë, ndërsa vendasit gjithçka që arritën të bëjnë ishte goli i nderit që erdhi përmes Skenderit (53’).

….Ndaj Makedonija Gj.P. skuadra shkëlqen….

Q. Osmani: “Sot pamë një Shkëndijë të cilën të gjithë dëshirojmë ta shohim. Një Shkëndijë agresive, Shkëndijë vrapuese, Shkëndijë e cila krijonte raste dhe që menaxhdoi lojën gjatë 90-të minutave si duhet dhe shpresojmë se kështu paraqitje do të kemi edhe në të ardhmen“

….pjesa e dytë model si duhet të duket Shkëndija….

Q. Osmani: “Po, sigurisht pjesa e dytë duhet të jetë model si duhet të luajmë. Kjo është e para, ndërsa e dyta është se në pauzën mes dy pjesëve me lojtarët folëm se duhet ta gjejmë golin e dytë, gjë që arritëm ta bëjmë edhe pse pastaj shpejt pranuam gol pas një pakujdesie në mbrojtje. Por në pjesën që kishte mbetur nuk lejuam befasi, menaxhuam mirë lojën dhe në fund edhe pse fituam 3:1, mendoj se duhej të ishte 4:1 apo 5:1. “.

….vetëbesimi armë e fortë sot?….

Q. Osmani: “Ja po bëj një analizë të shkurtër të ndeshjeve që kemi zhvilluar. Krijojmë raste, nuk i shfrytëzojmë dhe duket se te një pjesë e lojtarëve humbet vetëbesimi që në ato momente është shumë i rëndësishëm. Humbet koncentrimi, frikësohemi prej gabimeve dhe kjo na ul performancën. Kështu që më gëzon paraqitja e sotme, pasi këto mangësi nuk u shfaqën në lojën tonë”.

….pauza në moment të duhur, apo?….

Q. Osmani: “Realisht si kemi luajtur sot, keq që përfundon sezoni vjeshtor për ne, por them se për ne me rëndësi është të përgatitemi mirë dhe të shpresojmë se në gjysmësezonin pranveror do të jemi më të suksesshëm se sa që ishim në vjeshtë”.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME