Deklarata | Beqiri: Barazimi për ne si humbje, ndjesë tifozëve për zhgënjimin

No image

Shkëndija barazoi 2:2 me Gostivarin në xhiron e 20-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa trajneri Beqiri pas ndeshjes nuk ka fshehur dëshpërimin për fitoren e lëshuar në fund të ndeshjes. Shala me dy gola (37’ dhe 69’) na dha epërsi 2:0, derisa në fund Kehinde me dy penalti i dha një pikë Gostivarit. 

…lëshojmë epërsinë 2:0…

Jeton Beqiri: “Është rëndë dhe situatë e ndërlikuar për të komentuar një ndeshje si kjo, për shkak se ne ishim shumë afër fitores derisa në fund doli se ishim shumë larg. Në këtë moment dua të falenderoj publikun sepse ishin të jashtëzakonshëm si “Ballistët”, ashtu edhe pjesa tjetër e publikut. Ky rezultat për ne është thuajse i barabartë me humbjen dhe unë përveç se dua të falemenderoj tifozët, në të njejtën kohë të kërkoj një lloj falje, ndjesë për shkak se ishte një gabim që mund të na kushtojë, gabim që nuk e parashikonim. Ndeshja u duk se ishte nën kontrollin tonë, por pakujdesia në fund na kushtoi për të humbur dy pikë shumë, shumë të rëndësishme në këtë moment.”

…deri te penaltia e parë loja ishte në kontroll…

Jeton Beqiri: “Realisht 20 mintutat e para të pjesës së parë patëm probleme, pastaj e kishim ndeshjen në kontroll. Në pjesën e dytë nuk u rrezikuam mbrapa, derisa shënuam edhe golin e dytë. Pastaj bëmë disa ndryshime me të cilat donim të fitojmë shpejtësi dhe ta mbulim ndeshjen në aspekt të angazhimit dhe vrapimit. Dhe në momentet kur barazohet ndeshja në fund, pas minutës së 86-të normal se përgjegjësia bie mbi trajnerin. Në këtë situatë marr përgjegjësi për këtë rezultat sepse futbollistët bënë maksimumin. Ndodhën shumë situata që ishin në disfavorin tonë në aspektin e fatit që këtë ndeshje gati të fituar ta barazosh. Sigurisht si futbollistët, ashtu edhe unë ndjehemi të zhgënjyer me rezultatin.”

…duhet motivim për tejkalim të këtij momenti…

Jeton Beqiri: “Patjetër ne do të punojmë që nesër në stërvitje, do të analizojmë gabimet, të shohim se ku gabuam, pavarësisht se gjithmonë dihet se përgjegjësia është e trajnerit. Kemi një javë kohë për tu përgatitur për ndeshjen kundër Vardarit, asgjë sa i përket kampionatit nuk është e mbyllur dhe nuk ka përfunduar. Për fat të keq ne sot zhgënjyem. Shpresoj që ndeshjen e ardhshme të kthehemi te fitorja, duke dhënë maksimumin të prodhojmë performansë më të mirë.”

Share Now

Related Post