Deklarata | Ardian Nuhiu flet pas barazimit me AP Brera

No image

Barazim 1:1 me AP Brera-n solli xhiroja e 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Super golit të Antonios (76’) i’u përgjigjëm me Shalën (80’), mirëpo pa mundur të sjellim golin e dytë dhe të fitores. Rrethin e parë të garave në LPFMV e mbyllim në pozitën e parë në renditje. 

…barazim me AP Brera…

Ardian Nuhiu: “Mendoj se ishte një super ndeshje nga të dyja skuadrat. Mendoj se futbolli i këtillë rritë nivelin e kampionatit. Ndeshje e taktizuar nga dyja skuadrat, me shumë ritëm dhe shumë raste të krijuara para portave respektive. Rezultati 1:1 ndoshta është më i realti sepse ne krijuam shumë, por gjithashtu edhe kundërshtari kishte rastet e veta. Mendoj se nëse ndeshjet do të jenë si kjo dhe në këtë nivel, do të rritemi të gjithë.”

…15 minutat e para dhe pas negativës ishte Shkëndija që duam gjithë?…

Ardian Nuhiu: “E thash se kishte shumë taktizime, në fakt atë që kishim përgatitur dhe analizuar si luan kundërshtari, mendoj se djemtë e implementuan në formën më të mirë në fushë. Gjithashtu kemi qenë agresiv, kemi marrë shumë topa, por thjesht nuk realizuam. Gjithashtu edhe kundërshtari kishte rastet e veta, sepse kanë futbollistë cilësorë, por edhe luajnë një futboll të mirë i cili vërtet i’a ka vlejtë të analizohet si kundërshtar, të kemi kujdes sepse kanë lojtarë cilësorë dhe luajnë mirë.”


Tags

Share Now

About Author

Related Post