Klisman Cake | Rabotniçki – Shkëndija

No image

Të mërkurën Shkëndija do të nisë aventurën e saj në edicionin e sivjetshëm të Kupës së vendit, kur në transfertë përballemi me Rabotniçkin. Dueli luhet për 1/8 e finales, derisa ashtu si vitet e shkuara edhe tani do të jetë një ndeshje e vetme që do të vendos për ekipin që do të kalojë në çerekfinale të Kupës. Mbrojtësi kuqezi, Klisman Cake beson se Shkëndija është e aftë për të menaxhuar të fitojë këtë ndeshje dhe të vazhdojë garat në Kupë ku njejtë si në kampionat, kërkohet trofeu.  

…transfertë me vlerë në Kupë… 

Cake: “Për momentin e lëmë anash kampionatin dhe jemi fokusuar për ndeshjen e nesërme në Kupë. Rabotniçkin e njohim mjaft mirë pasi jemi përballur me këtë kundërshtarë edhe në kampionat. Patjetër se shkojmë për të kaluar në raundin tjetër, pasi Shkëndija synon çdo trofe të mundshëm në vend.”  

…skuadra… 

Cake: “Pavarësisht se vijmë nga një barazim që nuk la të kënaqur, mirëpo ne kemi treguar se dimë të rigrihemi në çdo moment dhe patjetër se do të jemi të gatshëm për nesër.” 

…mendohet për penalti?… 

Cake: “Më shumë shkojmë ta zgjidhim brenda 90-të minutave duke ditur edhe historinë që kemi me penaltitë, duke mos patur shumë fat. Shpresojmë ta zgjidhim brenda 90-të minutave të rregullta.” 

…Kualifikohet Shkëndija?… 

Cake: “Kalon, patjetër.” 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME