Almir Aganspahiç | Shkëndija -Brera

No image

Shkëndija rikthehet të luajë pas 18 ditëve në stadiumin e qytetit në Tetovë kur të dielën presim Brera Strumicën në duelin e xhiros së 11 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë duan të vazhdojnë me fitore dhe duken të përgatitur për sfidën me rivalin e papërshtatshëm. Shkëndija-Brera luhet të dielën në Tetovë me fillim nga ora 14:00. 

…kthehemi në kampionat pas dy javëve…

Aganspahiç: “Po keni të drejtë, pas pauzës së reprezentacioneve na vjen kjo ndeshje shumë me rëndësi kundër Brerës në shtëpi. Kemi punuar mirë dhe mund të them se kemi analizuar mirë dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje. Sigurisht shpresoj në më të mirën, fitore të re dhe tre pikë të reja.” 

…premtim dhe gol ndaj Vardarit. Premton sërish gol?…

Aganspahiç: Po realisht shpresoj, mendoj se vështirë është të premtosh gola, nuk është edhe e falenderueshme ashtu të flasësh, mirëpo shpresoj sërish të shënoj dhe ai gol të ketë vlerë, gjegjësisht të shënojmë fitore që është më me rëndësi. E rëndësishme është klubi të shënojë fitore dhe të ecim drejt qëllimit që synojmë, ai është të jemi kampionë.”

…4 gola vetëm një me kokë…

Aganspahiç: Realisht shpresoj. Ja, mirë e the, një gol me kokë deri tani edhe pse ajo është një prej shkathtësive të mia më të mira, si do thonim loja me kokë. Shpresoj edhe ekipi të më ndihmojë në atë drejtim, sepse varem shumë nga ekipi. Kuptohet më e rëndësishme është skuadra, por ja shpresoj se do ketë mjaft gola edhe me kokë deri në fund.” 


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME