Dalin në shitje biletat për duelin Shkëndija- Haverfordwest

No image

Shkëndija- Haverfordwest County mund të shikohet për 300 denarë. Biletat janë lëshuar në shitje të prej sot (e hënë) në mëngjes. Ndeshja e parë e xhiros së parë eliminatore të UEFA Europa Conference League do të luhet më 13 korik në stadiumin ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim në orën 20:00.

Biletat janë me çmim prej 300 denarëve, ndërsa mund të gjenden në ZYRAT e KF Shkëndija në qendër të Tetovës dhe online përmes rrjetit mktickets.mk duke filluar nga e hëna. Ditën e ndeshjes biletat do të gjenden në pikat e shitjes së stadiumit ‘Todor Proeski’.

Duke dashur të shmangen pritjet e gjata dhe rëmuja të panevojshme para stadiumit, apelohet që secilli tifoz prej më parë të pajiset me biletë.

UEFA EUROPA CONFERENCE LEAGUE 1st QUALIFYING ROUND
KF Shkëndija vs Haverfordwest County
Në pikat shitëse të MkTickets nga 10.07.2023
Çmimi i biletës: 300 MKD

Pikat shitëse:
– Monaco Tobacco, Tetovë
– KF Shkëndija Offices, Tetovë
– Online përmes mktickets.mk
– Ditën e ndeshjes biletaria e stadiumit ‘Todor Proeski’

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME