Cuculi: Goli dedikim për ekipin mjekësor

No image

Kuqezinjtë vazhdojnë marrshin e sigurtë në kampionatin vendor, pasi të dielën mundën 0:3 Shkupin, ndërsa sot janë rrikthyer në stërvitje për sfidën e rradhës të mërkurën me Vardarin në kuadër të çerekfinales së Kupës. Fitorja e 16-të në këtë kampanjë çoi ekipin në kuotën e 50-të pikëve në renditje, duke u dhënë një shtytje të rradhës ambicieve për titullin e kampionit. Shkëndija edhe në këtë përballje u karakterizua me lojë kolektive, ashtu si gjatë gjithë këtij sezoni, mirëpo takimi mbetet i veçantë për mbrojtësin Ardian Cuculi.

 

30-të vjeçari vinte pas një pauze të gjatë shkaku i lëndimit të pësuar në testin e 21 janarit me Cyrihun në Antalia dhe dy-tre javët e kaluara ishte me terapi intenzive për rikuperim. Me Vardarin nuk u rrezikua dhe qëndroi në pankinë, ndërsa ishte ndër më të mirët me Shkupin kur përveç detyrave të suksesshme në fazën defanzive pikërisht goli i tij në minutën e 33-të hapi rrugën drejt fitores bindëse 0:3.

ArdianCuculi-celebrates-his-goal-against-Shkupi

Për Cuculin kjo ishte mënyra më e mirë e mundshme për tu rrikthyer në terren, ndërsa në një intervistë për kanalin e klubit flet për mënyrën si e përjetoi këtë periudhë, dedikimin për golin dhe ecurinë e skuadrës.