Cake: S’ka rëndësi kush shënon, të vazhdojmë me fitore

No image

Shkëndija bën maksimalisht interesante garën për titullin e kampionit, duke fituar 1:0 Bregallnicën në takimin e xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni dhe afrohet në 3 pikë me liderin Struga Trim&Lum kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund të sezonit. Klisman Cake përveç super paraqitjeve në mbrojtje, dy ndeshjet e fundit gjenë edhe golin, ndërsa nëse kundër Tikveshit shënoi gol të bukur në fitoren bindëse, sot ndaj Bregallnicës realizimi i tij kishte vlerën e tre pikëve. 

….tre pikë dhe humbje e parë në pranverë për Bregallnicën….

Klisman Cake: “Ishte një ndeshje e balansuar, por ekipi jonë dinte si të tregojë vlerat. Shënuam golin, menaxhuam lojën dhe morëm fitoren dhe tre pikët që na nevojiteshin. “ 

….shënon dy ndeshje me radhë….

Klisman Cake: “Jam shumë i kënaqur pasi golat çdokënd e kënaqin, pavarësisht nëse je mbrojtës apo sulmues. Por më të rëndësishme janë fitoret e ekipit dhe të vazhdojmë me suksese.“

.javën e shkuar super gol, sot për 3 pikë….

Klisman Cake: “Më shumë më pëlqeu ky i sotshmi sepse ishte më i vlefshëm, pasi na dha tre pikët dhe na mban në garë për titullin kampion.

.Çinari të ktheu asistin….

Klisman Cake“Tani jemi 1:1, pasi më ktheu asistin (haha qeshet). Herën tjetër unë e kam radhën.

.i kthen asistin ndaj Sileksit?….

Klisman Cake“Nuk ka rëndësi kush asiston e kush sulmon, vetëm të marrim tre pikët.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME