Shkëndija konkuron me 4 anëtarë për tre çmime në zgjedhjen e FFM-së për më të mirët e vitit. Hasani dhe Ibraimi janë në lojë për “Futbollist i vitit”, Fazllagiq si “Futbollisti më i mirë i ri”, ndërsa Bekim Osmani është nominuar për çmimin “Trajneri i vitit për të rinjë”.
Federata e futbollit të Maqedonisë ka bërë publik nominimet për më të mirët e sezonit 2016/2017 në futbollin vendor. Shkëndija falë ecurisë të suksesshme jo vetëm në ekipin e parë, rezulton me 4 anëtarë të nominuar për tre çmime. Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi janë dy prej tre kandidatëve për çmimin “Futbollisti i vitit në kampionatin vendor”. Trajneri i skuadrës U19 të Shkëndijës, Bekim Osmani është kandidat për “Trajneri më i mirë në futbollin e të rrinjëve, ndërsa Enis Fazllagiç është nominuar për çmimin “Futbollisti më i mirë i ri”. Fituesit do të zgjidhen përmes votimit ( përmes LINKUT), ndërsa ceremonia tradicionale e shpalljes së fituesve do të zhvillohet më 3 dhjetor në Shkup.
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.