Bejtullai e Totre do të kërkojnë kualifikim në EURO 2020

No image

Bashkë me Bejtullain standard në përfaqësuese, për sfidat e nëntorit Maqedonia e Veriut grumbullon edhe Totren.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut më 12 nëntor në Tbilisi të Gjeorgjisë do të kërkojë kualifikim historik në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm. Në finalen e play offit të edicionit të kaluar të UEFA Nation League, Shkëndija do të ketë të grumbulluar dy futbollistë. Egzon Bejtullai është standard në përfaqësuese dhe ashtu si pritej ka marrë ftesë, ndërsa pas debutimit me Maqedoninë e Veriut muajin e shkuar, grumbullohet sërish Ennur Totre. Maqedonia e Veriut krahas përballjes me Gjoergjinë, këtë muaj zhvillojnë edhe dy sfidat e fundit të edicionit të dytë të Nation League me Estoninë (15 nëntor në Shkup) dhe Armeninë (18 nëntor në Nikosia të Qipros.

Kosova U21 grumbullon tashmë standard mbrojtësin kuqezi Leard Sadriu. Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi ashtu si në ndeshjet e kaluar llogarit në shërbimet e Sadriut edhe për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, kundër Shqipërisë, më 13 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Turqisë, më 17 nëntor në Samsun.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME