Bejtullai: E rëndësishme që me fitore shkojmë në pauzën ndërkombëtare

No image

Shkëndija mbyll si lidere fazën e parë të elitës vendore, falë triufmit të sotëm 3:1 ndaj Renovës.

• “Ndeshja derbi e qytetit gjithmonë ka vështirësi dhe tension”
• “Realizuam në kohë, por goli i rivalit na vuri në vështirësi”
• “Nuk shikojmë çka bëjnë të tjerët, ne shofim fitoret tona”
• “Me rëndësi që shkojmë në pauzë me fitore dhe tre pikë”

Tetova flet kuqezi. Shkëndija nuk i jep asnjë shans Renovës dhe fiton 3:1 derbin lokal të xhiros së 11-të. Luma dhe Krivak na dhanë epërsi 2:0 në pauzë, Renova zbuti shifrat me penaltinë e Selmanit, ndërsa Ibraimi po nga pika e bardhë mbylli llogaritë dhe triumfin kuqezi. Ishte kjo fitorja e 7-të sezonale për Shkëndijën që shkon në pauzën ndërkombëtare si lidere e renditjes. Këtë fakt e vlerëson kapiteni Egzon Bejtullai, i cili të hënën bashkohet me përfaqësuesen e vendit për ndeshjet e muajt nëntor në Ligën e Kombeve.

Egzon Bejtullai: Ne e dimë se me Renovën është derbi i qytetit dhe çdo herë kur flasim për ndeshje ka vështirësi, ka tension. Shënuam herët dhe morëm frymë lirshëm, sepse kishim hapsirë të luajmë si duam ne. Pastaj gjetëm golin e dytë dhe i qetësuam gjërat më shumë. Por në pjesën e dytë ndodhi ajo penalti që nuk dua ta komentoj sepse nuk e dij nëse ishte, por është vendim i arbitrit. Mendoj se pamë veten pak në vështirësi, erdhi një rënie fizike. Por shënuam golin e tretë dhe gjithçka përfundoi mirë për ne dhe në të njejtën kohë vlerësoj të rëndësishme me fitore dhe tre pikë të shkojmë në pauzën ndërkombëtare.”

Egzon Bejtullai: “Realisht ne nuk shikojmë çka bëjnë rivalët, nëse humbin apo fitojnë. Ne jemi të koncentruar maksimalisht në ndeshjet tona. Ne si Shkëndijë futemi në terren gjithmonë të japim maksimumin dhe të fitojmë ndeshjet. Nuk don të thotë asgjë barazimi i Shkupit, ata kanë ekip të mirë dhe ne i vlerësojmë maksimalisht ato. Dihet se në vjeshtë kemi edhe një ndeshje direkte me ta këtu në Tetovë dhe mendoj se ajo ndeshje duhet të fitohet për të qenë më të qetë në kreun e tabelës.”

Egzon Bejtullai: “Janë gati katër javë që kam pushuar dhe mendoj se ishte pak e vështirë për mua. Nuk kam pasur kohën e mjaftueshme për të ushtruar me intensitet maksimal, vetëm 10-të ditë kam stërvitur dhe me atë kohë që kam pasur mendoj se kam dhënë maksimumin, jam përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe përkundër vështirësive që kisha, terreni gjithashtu i rëndë, por mendoj se gjithçka ishte gjithçka në rregull.”

Egzon Bejtullai: “E kam thënë edhe në një intervistë tjetër se dëshirë e çdo lojtari është të luajë në Kampionat Europian dhe unë jam shumë krenarë sepse përfaqësoj Shkëndijën dhe i vetmi që luaj në përfaqësuese nga liga e Maqedonisë. Secili lojtarë do të kishte dëshirë të luajë, por mendoj sekam dhënë maksimumin, e kam bërë punën si duhet dhe meritoj të jem aty. Do të vazhdoj të jap maksimumin edhe në përfaqësuese kështu si në Shkëndijë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME