Arkapoviq: Rezultati 3:0 si mysafir është rezultat që na gëzon

No image

Kuqezinjtë kanë shënuar edhe fitoren e dytë në sezonin pranveror, duke e mposhtur si mysafir ekipin e Borecit nga Velesi. Markoski, Timovski dhe Dita ishin autorë të golave për Shkëndijën, duke arkëtuar kështu tre pikë të reja në renditjen tabelare të LPFMV-së.


Trajneri Akrapoviq tha se është i kënaqur me lojën e treguar, edhe pse siç thotë ai, nuk është aq e lehtë që të luhet në bar artificial. Edhe pse pjesa e parë ishte pak më e vështirë, Akrapoviq deklaroi se në pjesën e dytë pasi e lodhëm kundërshtarin patëm më shumë posedim të topit, e si rrjedhojë krijuam më shumë raste të qindpërqindta. Ndërsa dyshen sulmuese Guri – Markoski, trajneri Akrapoviq e sheh si një kombinim të mirë për të ardhmen.

Bruno Akrapoviq: “Unë jam i kënaqur, mesiguri janë të kënaqur edhe tifozët. Krijojmë përsëri shumë raste, mund të shënonim më shumë gola. Por 3:0 si mysafir është rezultat që na gëzon. Djemtë luajtën shumë mirë. Nuk është lehtë të luhet në bar artificial, por ne e bëmë më të mirën nga vetja jonë. Pjesa e parë ishte pak më e vështirë, por në pjesën e dytë pasi e lodhëm kundërshtarin patëm më shumë posedim të topit. Me inkuadrimin e Hasanit loja jonë dukej shumë më bindëse, e me ç’rast krijuam shumë raste. Mendoj se kundërshtarit nuk i lejuam asnjë rast, ndërsa ne kishim edhe 5 apo 6 raste të qindpërqindta”.


Bruno Akrapoviq: “Kur ke lojtarë me ato kualitete, ato dinë të plotësojnë dhe të kuptojnë njëri-tjetrin. Mendoj se ky është një kombinim i mirë edhe për të ardhmen. Guri është lojtar që din të bëjë edhe asistime edhe të shënojë, ndërsa Markoski është lojtar që punon shumë, sot dukej mjaft mirë dhe jam i lumtur që kam një lojtar të tillë.”.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME