Ardian Limani | Sileksi – Shkëndija

No image

Nën emocionet e ndeshjes me FC Wil në Zvicër (fitore 3:1) ku mijëra shqiptarë u mblodhën për të përshëndetur vizitën e Shkëndijës, kuqezinjtë kanë kthyer vëmendjen ka sfidat e ardhshme kampionale. Dueli i parë pas pauzës kampionale shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese për Shkëndijën do të jetë të dielën në Kratovë përballë Sileksit. Skuadra duket e karrikuar për të kërkuar rezultat pozitiv në një transfertë që duhet respektuar përballë Sileksit të papërshtatshëm si vendas. 

Dueli Sileksi-Shkëndija luhet të dielën në Kratovë me fillim në orën 15:00.

….miqësorja me FC Wil në Zvicër….

Ardian Limani: “Ne kemi marrë një energji pozitive sepse vizita në Zvicër na ka bë shumë mirë pasi tifozët atje na kanë dhënë shumë dashuri dhe na kanë befasuar për të mirë duke ardhur në numër aq të madh. Kështu që ne kthehemi me energji pozitive nga Zvicra dhe presim me padurim ndeshjen me Sileksin sepse neve na duhet një fitore për të vazhduar ecurinë e mirë që kemi në këtë kampionat.

….pauza i bëri mirë i ekipit….

Ardian Limani: “Po patjetër, sepse në rradhë të parë kemi pasur disa lojtarë të cilët nuk kanë qenë në gjendjen më të mirë fizike, tani mendoj se jemi më mirë. Kjo na ka ndihmuar shumë, si në anën psiqike sepse na është dashur një pushim i tillë, por edhe në aspektin fizik pasi kemi punuar mirë gjatë këtyre dy javëve dhe mendoj se jemi të gatshëm për të dielën.

….Sileksi….

Ardian Limani: “Padyshim se është një ndeshje në të cilën ne duhet të rikthehemi te fitorja. E dimë se Sileksi ka skuadër shumë të fortë, sidomos në terrenin vendas janë skuadër e vështirë për tu mposhtur. Mirëpo ne e kemi analizuar shumë mirë kundëtshtarin, mendoj se jemi të gatshëm dhe kemi kualitetin e duhur për të vazhduar me fitore.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME