Almir Rexhepi: Startuam mirë, tani duam vazhdimësi

No image

Mbrojtësi i majtë i Shkëndijës, Almir Rexhepi vlerëson se ekipi është në moment pozitiv, posaçërisht pasi fituam 1:0 Makedonija Gj.P. në ndeshjen e parë të gjysmësezonit pranveror. 22 vjeçari kishte paraqitje shumë të mirë, derisa sipas tij gjithë ekipi funksionoi si duhet në një terren të vështirë. 

Starti me tre pikë gjithmonë është i rëndësishëm, pasi ndeshjet e para shpesh janë problematike. Shto këtu terrenin e vështirë, del se ne bëmë punë të mirë. Tani duhet vazhdimësi. Presim Gostivarin dhe duam fitore, sepse vetëm tre pikët na mbajnë në lojë për titullin kampion. Besoj publiku do vijë në numër të madh për të na mbështetur, ndërsa ne premtojmë maksimumin në terren”, thotë Almir Rexhepi. 

Share Now

Related Post